TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jo vetëm Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Totenhem, tani listës për të marrë shërbimet e Fronk Kesi i është shtuar dhe Interi.
Sipas asaj që raporton “Tutto MercatoWeb”, Bepe Marota, i cili është një “specialist” i goditjeve me parametra zero kërkon të bindë mesfushorin i cili është në përfundim kontrate me Milanin në fundin e sezonit.
25-vjeçari ka refuzuar kërkesën e kuqezinjve për rinovim ku i ofruan 6,5 milionë euro në sezon, por mesfushori nga Bregu i Fildishtë kërkon një shumë relativisht më të lartë.
Kesi, i cili ka pësuar një dëmtim në Kupën e Afrikës këtë sezon me fanellën e Milanit është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 16 ndeshje nga ku ka realizuar dhe pesë gola.