TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arda Gyler ka hedhur poshtë deklaratata e Serhat Pekmezci, që pretendon se ylli turk është bullizuar nga shokët te Reali.
Pekmezci ishte pikërisht ai që udhëhoqi kalimin e Gyler te Fenerbahçe. Ndërkohë që pretendon se situata në dhomat e zhveshjes me të te Reali nuk është e duhura.
“Dhe pse Real Madrid është një klub shumë i madh, Arda Gyler po bullizohet. Nuk është se ai më është ankuar, por e dija që kjo do të ndodhte. I kam thënë të jetë i duruar. Bezdisja vjen nga lojtarët. Është një grup që nuk e ka pranuar Ardan, fatkeqësisht, janë lojtarë me ego shumë të lartë. Arda është shumë i duruar, por edhe ai ka filluar te rebelohet. Duke menduar: ‘Pse gjithmonë unë’”, u shpreh Pekmezci.
Kjo deklaratë ka trazuar ujërat te Reali. Për këtë ka reaguar vetë Gyler.
“Kam ndjekur me trishtim deklaratat e fundit publike të bëra nga ish-shefi i skautëve, Z. Serhat Pekmezci, që luajti një rol të veçantë në fillimin e karrierës sime.
Nga dita ime e parë, jam pritur ngrohtë nga çdokush në klub, dhe gjithmonë e kam mbajtur këtë vend si një familje. Jam jashtëzakonisht krenar që jam një lojtar i Real Madrid dhe dëshiroj t’i shërbej kësaj embleme për shumë vite në vazhdim.
Kemi një skuadër shumë të fortë, dhe jam i lumtur dhe krenar që ndaj të njëjtën skuadër me të gjithë shokët e skuadrës. Kërkoj me mirësjellje që mos t’u jepet vëmendje asnjë komenti apo raportimi të shkuar apo folur për këtë çështje”, u shpreh Gyler.