SPORT, 11 Shkurt 2026, 22:26

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ofrojnë spektakël dhe emocione të mëdha, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për ndeshjet e kthimit

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ofrojnë

Partizani fitoi sot minimalisht ndeshjen e parë çerekfinale në “Elbasan Arena” përballë vendasve, duke mbyllur kështu xhiron e parë të kësaj faze.

Rezultatet e para të katër përballjeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, të luajtura dje dhe sot, lënë gjithçka të hapur për përballjet e kthimit, ku do të vendosen edhe biletat për në gjysmëfinale.

Në Ballsh, Vllaznia siguroi dje një fitore minimale 1-0, një rezultat me peshë përpara sfidës së kthimit. Goli i Kastratit në minutën e 28-të i dha avantazhin shkodranëve, të cilët administruan mirë lojën deri në vërshëllimën përfundimtare.

Po dje në Durrës, Egnatia realizoi një përmbysje me karakter ndaj Teutës, duke triumfuar 2-1. Arifi kaloi vendasit në avantazh në minutën e 11-të, por reagimi i rrogozhinasve ishte i menjëhershëm në që në minutat shtesë të pjesës së parë. Adjessa barazoi shifrat në minutën e 46-të, ndërsa Kryeziu vulosi përmbysjen në minutat shtesë të pjesës së dytë, duke i dhënë Egnatias një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Në “Selman Stërmasi”, Dinamo City hodhi sot një hap të sigurt drejt gjysmëfinales, duke mposhtur Tiranën me rezultatin e pastër 0-2. Blutë kaluan ne epërsi falë golit të realizuar nga Vila në minutën e 76-të, ndërsa në të 93-tën, Bregu vulosi shifrat në 0-2.

Në “Elbasan Arena”, Partizani iu gëzua golit të Skukës me penallti në minutat shtesë të fundit të lojës, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë.

Rezultatet e ndeshjeve të para të fazës çerekfinale:

Bylis 0-1 Vllaznia

KF Teuta 1-2 Egnatia

Tirana 0–2 Dinamo City

AF Elbasani 0-1 Partizani

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 4 mars dhe pritet të jenë vendimtare, me skuadrat që do të luftojnë për një vend mes katër më të mirave të Kupës së Shqipërisë