TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani në këtë sezon është kthyer në ndjekësen e Interit në luftën për titullin kampion. Por Masimiliano Alegri vazhdon të jetë i prerë në idetë e tij, pasi deklaroi në konferencën e sotme për mediat se objektivi i skuadrës mbetet kthimi në Ligën e Kampioneve, një turne i rëndësishëm për klubin dhe financat e tij.
“Të fitosh është diçka normale, por e vështirë, e bën vetëm një skuadër. Ne jemi nisur duke kërkuar të kthehemi në Ligën e Kampioneve, për momentin jemi mes katër skuadrave të para dhe objektivi mbetet ai. Mund të bënim më mirë në Kupën e Italisë, ajo është keqardhja që mund të kemi. Interi dhe Napoli janë skuadra shumë të forta, Juventusi po kthehet lart dhe Roma me Gasperinin po bën një punë shumë të mirë. Ne mbetemi të përqendruar tek ajo që duhet të bëjmë pasi nuk do të jetë e lehtë”, tha fillimisht Alegri i cili më pas u ngacmua nga gazetarët nëse ishte gati të firmoste që të shkonte te ndeshja direkte me Interin si një përballje për titullin.
“Po, në këtë moment Interi është një skuadër shumë e fortë, janë 5/6 vite që luajnë për titullin. Por fillimisht të mundohemi të fitojmë në Piza, kjo është ajo që duhet të bëjmë”, ishin fjalët e trajnerit të Milanit.