TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Al Nassr ka zyrtarizuar emërimin e Ange Postecoglou si trajnerin e ri të skuadrës, në një lëvizje që është cilësuar si një nga surprizat më të mëdha të merkatos së trajnerëve. Tekniku australian ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të drejtojë një ekip ku ylli kryesor mbetet Cristiano Ronaldo.
60-vjeçari zëvendëson Jorge Jesus, i cili u largua nga drejtimi i klubit pasi e udhëhoqi Al Nassr drejt fitimit të titullit kampion në Arabinë Saudite.
Eksperienca e fundit e Postecoglou në stol ishte me Nottingham Forest, ndërsa pas largimit nga klubi anglez ai mbajti rolin e vëzhguesit teknik të UEFA-s, duke analizuar ndeshje në kompeticionet evropiane.
Për teknikun australian kjo do të jetë aventura e parë në futbollin saudit. Emërimi i tij në krye të Al Nassr ka surprizuar opinionin sportiv, pasi pak e prisnin që ai të merrte drejtimin e kampionëve sauditë pas periudhës së fundit larg pankinës.