AKTUALITET, 1 Prill 2020, 19:24

Spiropali sulmoi me fjalor vulgar dy eksponentët e opozitës, lumë reagimesh nga komentuesit kundër gjuhës së saj

Ditën e djeshme, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, nëpërmjet një video-selfie, sulmoi opozitën dhe dy eksponentë të saj, Petrit Vasili dhe Luan Rama, me fjalor banal dhe etiketime të paimagjinueshme, për detyrën që ushtron.

Ja epitetet dhe fyerjet e përdorura nga Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ndaj dy eksponentëve të opozitës:

- Specie të hatashme të faunës opozitare.

- Nuk qepenosin dot zgavrën e gabuar që kanë në vend të gojës. 

- Zvarranikë. 

- Shembëlltyra e një ligësie që e ka shoqëruar në shekuj sojin më të ulët të politikanit shqiptar. 

- Lëtyrat e tyre janë nisur drejt Italisë nëpërmjet ndonjë portali. 

- Zvarranikë me pamje palo-burri. 

- Neveri e përbuzje, për laron e për balon. 

- Me lehjen e tyre të sotme treguan...

Ne e postuam këtë video të Spiropalit, që brenda 24 orëve, është komentuar nga mijëra qytetarë, të cilët e konsiderojnë të papranueshme gjuhën e ministres ndaj kolegëve të saj.

/TPZ.al/