AKTUALITET, 1 Prill 2020, 18:32

Spanja nuk gjen qetësi nga koronavirusi, 864 të vdekur dhe 7719 të prekur vetëm sot

Spanja nuk gjen qetësi nga koronavirusi, 864 të vdekur dhe 7719

Pas Italisë, Spanja është vendi Europian më i prekur nga pandemia e koronavirusit. Të dhënat e fundit që vijnë janë të frikshme.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 864 të vdekur dhe 7719 të infektuar të rinj.

Mësohet se në total numri i viktimave ka arritur 9053, ndërsa numri i të prekurve nga ky virus në total arrin në 102.136.

Deri më tani numri i të shëruarve shkon në 22.640.