AKTUALITET, 1 Prill 2020, 17:12

COVID-19, Tajvani dhuron dhjetë milionë maska

COVID-19, Tajvani dhuron dhjetë milionë maska

Tajvani do të dhurojë dhjetë milion maska ​​për vendet e goditura më shumë nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot presidentja, Tsai Ing-wen.

"Tajvani do të dërgojë shtatë milionë maska ​​në 11 vende europiane përfshirë Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë të cilat kanë regjistruar numrat më të lartë të rasteve”, konfirmoi Ministria tajvaneze e Punëve të Jashtme.

SHBA do të marrin dy milion maska ​​dhe 1 milion maska ​​të tjera do të dërgohen te 15 aleatët diplomatikë të Tajvanit, megjithatë ministria nuk sqaroi saktësisht se cilët aleatë do të merrnin maska ​​ose sa të tilla.

"Tajvani është tashmë prodhuesi i dytë më i madh në botë i maskave dhe së shpejti do të jetë në gjendje të bëjë 15 milion maska ​​kirurgjikale në ditë”, tha presidentja Tsai.

Duke filluar nga 9 prilli, çdo person i mbuluar nga sigurimi shëndetësor kombëtar i Tajvanit do të marrë nëntë maska ​​çdo 14 ditë. Ato janë dizajnuar që të vishen vetëm një herë.

Maska më parë ishin racionuar në tre për person në javë.