TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas konferencës për shtyp të delegacionit të eurodeputetëve në Shqipëri. Spiropali shprehet se opozita "po e bën copë Shqipërinë në sytë e botës".
"Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sipas tyre Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe eurodeputetët qenkan turistë me vështrim të turbulluar. Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë. Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia.
Sillet si ndonjë organizatë e PPSH në ndonjë fshat i humbur. Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”
Spiropali u shpreh se eurodeputetët folën qartë dhe rrëzuan pretendimet absurde të opozitës.
"Eurodeputetët kanë kuptuar mirë çdo aspekt të progresit të vendit. E dinë se kemi shumë për të bërë. Delegacioni i tyre foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e zgjedhje ilegjitime. Nocioni i qeverisë është tranzitore i pajustifikueshëm. Shqipëria ka bërë shumë rrugë drejt normalitetit dhe progresit dhe e ardhmja e saj nuk mund të merret peng. I bëj thirrje kolegëve deputetë të reflektojnë."
/TPZ.AL/