TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja Elisa Spiropali tha se opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë ngjashmëri sa i përket sjelljes dhe qëllimeve për Reformën Zgjedhore.
Në fakt Spiropali tha se opozita joparlamentare me kushtet që ka vendosur po bën pazar sa i përket Reformës Zgjedhore kurse nga ana tjetër opozita e re do të mbijetojë.
Por për këto Spiropali i bën apel opozitës së re që mos fajësojë as mazhorancën dhe as sistemin pasi opozita joparlamentare i nxorri nga partia, i quajti tradhëtarë dhe aty duhet ta gjejnë fajin.
Ju sigurisht keni shumë gjëra ndryshe nga Opozita që është në rrugë por keni dy gjëra të përbashkëta. Jut ë dy mendoni se se mund të ktheni kohën mbrapsht dhe mendoni se pakica mund të mposhtë shumicën, dhe se mund të fitoni me patos e me sulme. Vjen era myk kërkesa e Opozitës jashtëparlamentare, do të mbajë në këmbë sistemin e vjetër të drejtësisë. Po ju çfarë kërkoni?
E dini mirë se çfarë deputetësh kishim në Kuvend, herë Bajraktarë, herë agallarë e herë të fortë që ua nxirrnin votat nga hundët qytetarëve. Mos hajdeni këtu të na thoni këto. Ne kemi në dorë që njerëzit që numërojnë votat të jenë të depolitizuar dhe t’u përgjigjen qytetarëve. Nga ana tjetër në Kolegj duam që të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar Vettingun dhe të mos prishin rendin. Edhe një çështje tjetër, Teatri. Ja ku bashkoheni edhe ju me ata. Sepse ata janë tallur, Teatri Komëbtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë.
Nuk kemi patur teatër moj zonjë, kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japing në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë Pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë. Unë dua që ju dhe të gjithë të mbijetoni dhe të keni sukses të madh në politikë. Për këtë nuk e fajin maxhoranca, e kanë fajin ata që ju nxorrën këtu. Gjëjeni aty problemin.u shpreh Spiropali.