TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) konfirmoi sot 18 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 898 numrin e të prekurve. Prej rasteve të reja gjatë orëve të fundit, 11 janë vetëm në Tiranë.
Burime për Abc News bëjnë të ditur se rastet e kryeqytetit janë: pesë anëtare të një familje, tre të një familje tjetër. Ndërkohë tre prej rasteve janë pa lidhje me dy vatrat e para familjare.
ISHP deklaroi se pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.
Ditët e fundit ishin karakterizuar nga një numër i ulët të prekurish, ndërsa qytetet më problematike janë Tirana dhe Kruja.