TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 898 numrin total të të prekurve.
Njëmbëdhjetë raste pozitive gjatë ditës së sotme janë konstatuar në Tiranë, katër janë në Krujë, dy në Berat dhe një në Durrës.
Pas disa ditëve me katër raste, kurba u ngrit sërish, duke u bërë akoma më qesharake.
"Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: Njëmbëdhjetë raste në Tiranë, katë në Krujë, dy në Berat dhe një në Durrës. Të shëruar janë gjashtë qytetarë.
Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz," deklaroi ISHP.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 81
Krujë- 47
Shkodër- 16
Kamëz- 12
Fier- 5
Berat- 5
Elbasan- 2
Durrës- 2
Kurbin- 1
Mirditë- 1
Korçë- 1.