TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën në Kuvend, pas lajmit se është shkarkuar si kryetare e grupit demokrat në Kuvend.
Hajdari me tone të ashpra u ndal edhe njëherë tek mbledhja e djeshme e Këshillit Politik.
“Ka ardhur këtu për të diskutuar një gjë tjetër, sapo më erdhi lajmi. Për këshillin politik që ne diskutuan bashkërisht çështjen që nuk përfshin ndryshimin e sistemit. Kjo është kauza më me vlerë sot. Politikanët kanë pas veten një njeri që i mban në këmbë. Mos bëni opozitë duke dashur llokma.
Unë nuk bëhem kurrë pjesë e asaj opozite. Nuk bëhem pjesë e pazareve. Politika është për të dhënë shpresë. Sot ne duhet ta bëjmë këtë gjë, ta çojmë këtë mision deri në fund.
Duhet të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Këtu duhet të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur që i shkelim syrin njëri-tjetrit. unë nuk do bëhem kurrë pjesë e atij pazari, nuk do jem kurrë mashtruese në këtë vend.
Do kem shumë njerëz që do më luftojmë, por ama dijeni mirë që qytetarët, e dinë që unë quhem Rudina Azem Hajdari. Amaneti i tij do të shkojë deri në fund”, tha Hajdari.