TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Spanjë numri i të prekurëve me koronavirus po rritet me ritme të shpejta. Sipas mediave të huaja, Spanja është vendi i dytë në Europë pas Italisë me më shumë të infektuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore spanjolle, brenda një dite në Spanjë janë infektuar 5700 persona dhe numri numri total deri më tani janë 15 mijë persona të infektuar.
Ndërkohë, qeveria spanjolle ditën e sotme ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sipas mediave vendase.
Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se Europa është tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Shumë shtete në Evropë kanë mbyllur kufijtë.