TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“ISIS u bën thirrje terroristëve që të largohen nga Evropa e goditur nga koronavirusi”- kështu shkruhet në artikullin e politoco.eu ndërkohë që e gjithë bota është “pushtuar” nga një armik i padukshëm, virusi COVID-19.
Ky virus që ka shpërthyer pothuajse tre muaj më parë në Kinë, nuk po kursen as politikanë, artistë e lider të fuqishëm nëpër botë, përfshirë edhe më të organizatën më të frikshme në botë “ISIS.
Edhe shteti Islamik i trembet infektimit nga koronavirusi prandaj dhe ka urdhëruar anëtarët e organizatës terroriste që të kenë kujdes me higjienën personale, gjithashtu u ka bërë thirrje që të mos udhëtojnë drejt Europës.
ISIS ka këshilluar militantët se si të ndalojnë përhapjen e pandemisë globale.
“Shteti Islamik (ISIS) ka adoptuar qasjen e parë të sigurisë ndaj pandemisë, koronavirus dhe i këshilloi anëtarët e saj të mos udhëtojnë në Evropë.”– raportoi Homeland Security Today.
Në një botim të këtij grupi famëkeq, u është kërkuar terroristëve që në vend që të mendojnë për të kryer sulme në perëndim, të qëndrojnë në një distancë të largët me çdo territor ku është përhapur koronavirusi.
“Besoni në Zot dhe kërkoni strehim tek ai në rast sëmundjeje. Por mbulojeni gojën kur e hapni apo kur teshtini. Lani duart shpesh!”-këshilla këto për anëtarët e grupit shkruan Politico.eu.
Deri më tani, disa raste janë raportuar në vendet afrikane ku grupi militant është aktiv, dhe luftërat në vazhdim e kanë bërë të pamundur të përcaktohet nëse virusi është përhapur në Siri dhe Jemen. Sidoqoftë, raste të shumta janë konfirmuar në vende të tjera që ISIS pretendon si pjesë e halifatit të tij, përfshirë Afganistanin, Algjerinë, Egjiptin, Indinë, Indonezinë, Irakun dhe Filipinet.