TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata kaotike me njerëz të irrituar u raportuan të dielën nga disa aeroporte amerikane. Pasagjerët e linjave ajrore që ktheheshin në ShBA u përballën radhë të gjata dhe vonesa për disa orë, si dhe konfuzion në aeroporte në të gjithë SHBA të dielën, si rezultat i ekzaminimeve të kërkuara mjekësore, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Udhëtarët e irrituar kanë shkruar në rrjetet sociale për situatën kaotike, përfshirë në Aeroportin Ndërkombëtar “O’Hare” të Çikagos, ku disa udhëtarë raportuan pritje deri në katër orë. Një senator amerikan nga Illinois tha se kishte dëgjuar për radhë që zgjateshin për më shumë se tetë orë.
Administrata Trump kufizoi udhëtimet nga 28 vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën pas 26 vendeve të BE. Pas njoftimeve se Europa ëhstë kthyer në qendrën e epidemisë së koronavirusit, qytetarët e ShBA-së dhe banorët e përhershëm ligjorë u lejuan të kthehen nga vendet europiane, por duhet të kalonin shqyrtime shëndetësore.
Turmat e dendura u mblodhën pavarësisht se zyrtarët e shëndetit të ShBA-së u bënë thirrje njerëzve të ruajnë “distancim shoqëror” për të frenuar përhapjen e infeksioneve.