AKTUALITET, 30 Nëntor 2020, 23:23

Bashkëqeverisje me Ramën? Basha përgjigjet prerë: Zero shans që të ketë aleancë!

Bashkëqeverisje me Ramën? Basha përgjigjet prerë: Zero shans

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për një bashkëpunim të mundshëm me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur gjatë bisedës në emisionin Log në ABC News se a do pranonte bashkëqeverisje me Edi Ramën, Basha tha prerë: Jo!

“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë,”-tha Basha.