TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagoset me armë zjarri një shtetas në kodër të fshatit Balldre. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur me dy plumba në bark shtetasi Hil Gjini.
Burimi paraprak bëjnë me dije për “News 24” se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gj.Gj., banor i fshatit Balldre.
Sipas banoreve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkë fshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba në bark.
Gjatë gjithë kohës Hil Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rendë.