AKTUALITET, 20 Tetor 2020, 11:45

Sot tetë raste të reja me koronavirus në Elbasan

Sot tetë raste të reja me koronavirus në Elbasan


Tetë raste me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme në Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit.

“Abc News” raporton se prej tyre, kanë rezultuar pozitivë drejtoresha e shkollës “Jorgji Dilo” dhe një mësues në shkollën 9 vjeçare “Kusarth”.

Gjithashtu pozitivë për koronavirus ka rezultuar edhe një edukatore në kopshtin nr.14, në Elbasan.