TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi debatin mes Presidenti Meta dhe kryeministrit Rama. Kryemadhi tha se sulmet e Ramës ndaj kreut të shtetit, tregojnë friken e panikun e këtij të fundit.
“Debati mes Presidentit e kryeministrit në ikje është në këndvështrimin tim për sa i njoh në PS apo edhe në elektoratin e majtë, angazhimi i Ramës me aq devotshmëri nuk tregon gjë tjetër veç frikë e panik të tij.
Sot prekja e kushtetutës dhe mosfunksionimi i reformës në drejtësi, është më e rëndë. Ajo që dua të theksoj është se sulmet e Ramës për Metën, janë një ftesë për të hyrë e për të bërë pazar për kokën e tij.
Por, sot largimi i vëmendjes është nga problemet kryesore. Largimi i vëmendjes tregon jo vetëm mungesën e alternativës, por edhe të hapësirave që do ketë në të ardhmen.” u shpreh Kryemadhi.