TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vijon dhe sot është në ditën e 23-të të saj.
Ndërkohë që gratë naftëtare janë në ditën e gjashtë të ngujimit në grevë urie pasi zëvendësuan në këtë protestë burrat naftëtarë.
Ata kërkojnë pagat për punën e bërë dhe rifillimin e punës.
Ndërkohë një mjeke e spitalit të Ballshit tha se, dy greviste janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gratë janë në ditën e gjashtë të grevës së urisë dhe dita e 23 që ka nisur kjo grevë
Një nga grevistet u shpreh se “Do të marrim edhe fëmijët në grevë urie, gjakun ton ta gëzojnë ata e jo qeveria e hajdutët bashkë”.
“Do të jemi bashkë më fëmijët në grevë në qofte se qeveria nuk jep zgjidhje”, tha ajo me lot ne sy.