AKTUALITET, 23 Korrik 2019, 23:26

Bushati u shkarkua nga posti, Eduard Shalsi tregon arsyen: Valdrini është djalë premtues!

Bushati u shkarkua nga posti, Eduard Shalsi tregon arsyen: Valdrini

Ministri i Shtetii për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i ftuar në edicionin e lajmeve në Ora News tregoi përse u shkarkua nga drejtimi i Shkodrës.

Socialisti Shalsi u shpreh se Valdrin Pjetri është një djalë premtues dhe është gjykuar më efektiv sesa Ditmir Bushati në Shkodër.

“Vazhdimisht PS ka pasur lëvizje. Nuk është as rasti i parë dhe as rasti i fundit. Unë kam qenë deputet në Tiranë, kam shkuar në Berat dhe sot gjendem në Pogradec. Valdrini është një djalë premtues, tashmë ka një barrë të madhe në qytetin e Shkodrës. Duhet të provojmë që atë projekt të suksesshëm që kemi pasur në të gjithë Shqipërinë ta shtrijmë tashmë edhe në Shkodër. Është gjykuar që mund të jetë më efektiv drejtimi nga Valdrin Pjetri, i cili ka qenë perfekt dhe titullar institucionesh të rëndësishëm, por këto nuk janë lajme. Lajme janë që PS, pas zgjedhje futet në një proces zgjedhor. Futet në një analizë dhe po vijon analiza organizatë më organizatë. Qytet më qytet. Është një forcë politike që vazhdimisht përmirësohet”, tha Shalsi.

Mblidhet Asambleja e PS. Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në struktura, duke larguar Ditmir Bushatin, Blerina Gjylametin dhe Lindita Nikollën. Kryesocialisti paralajmëroi të tijët se nëse nuk punojnë do të përjashtohen nga partia. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore, duke theksuar se ajo në drejtësi nuk negociohet.