AKTUALITET, 28 Mars 2021, 09:12

Sot 22 vite nga masakra në Izbicë, policia serbe vrau 147 persona, mes tyre dhe të rinj

Sot 22 vite nga masakra në Izbicë, policia serbe vrau 147 persona, mes

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999.

Forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojë sot homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës.

Homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, do të bëjë edhe u.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.