AKTUALITET, 28 Mars 2021, 08:55

Basha: Kriza ekonomike ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet drejt huamarrjes informale

Kur na ndajnë vetëm 27 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek një tjetër ‘dështim’ i kryeministrit Edi Rama në këto tetë vite qeverisje nga ai.

Basha shkruan në rrjetet sociale se niveli i huamarrjes informale në vendin tonë në këto vitet e fundit është më i lartë.

“27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahasim me vendet e Rajonit? Përgjigja: Më i lartë.

Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale”, shkruan Basha.