AKTUALITET, 27 Mars 2021, 22:10

FNSH-ja, kontrolle "blic" në Lushnjë dhe Fier

FNSH-ja, kontrolle "blic" në Lushnjë dhe Fier

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka kryer disa kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në Fier dhe në Lushnje.

Në objektiv kanë qenë 3 kategori; personat e shpallur në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe që posedojnë lëndë narkotike.

Ende nuk dihet rezultati i operacionit të zhvilluar nga FNSH në këto dy qytete, teksa përpos kontrolleve janë ngritur edhe pika postblloku.