AKTUALITET, 26 Mars 2021, 09:54

Soreca zbardh detaje nga takimi me Artur Metanin: Do të vijojmë asistencën teknike për ILD

Soreca zbardh detaje nga takimi me Artur Metanin: Do të vijojmë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e ILD-së, Artur Metani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Soreca tregoi detaje nga takimi me Metanin, ndërsa theksoi se BE do të vijojë asistencën teknike me ILD-në.

“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun.

Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj,” shkruan në mesazhin e tij Soreca.