AKTUALITET, 25 Mars 2021, 22:47

Kryemadhi "zbulon" pasardhësen e Ramës në parti: Kjo është gruaja që merr PS-në pas 25 prillit!

Kryemadhi "zbulon" pasardhësen e Ramës në parti: Kjo


Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me lidershipin e PS, nëse Rama humb zgjedhjet.

Kryemadhi deklaroi se pasardhësja e Ramës në parti do të jetë Ogerta Manastirliu.

Pjesë nga biseda: 

Rakipi: Keni thënë dikur që pasardhëse e Ramës në parti do të jetë një grua. Kush?

Kryemadhi: Ogerta Manastirliu.

Rakipi: Jo Elisa?

Kryemadhi: Ogerta sepse është pa përkrahje politike brenda grupeve, dhe bën çfarë thotë Rama dhe pa qenë ai. Do të kesh një PS në minorancë, dhe Ramës do ti duhet të kërkojë alibi për lirinë e tij.

Zheji: Humbet zgjedhjet dhe e dorëzon partinë tek Ogerta?

Kryemadhi: Do të kërkojë të qëndrojë, por janë dhe të tjerët. Ai ka Ogerta Manastirliun.

/TPZ.al/