AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 14:23

‘S’lëngon më në varr…’/ Ndodh mrekullia! tre vite pas vrasjes së djalit, prindërit e Marvi Mihalit sjellin në jetë një vajzë

‘S’lëngon më në varr…’/ Ndodh mrekullia!


Prindërit e Marvi Mihalit, Pavllo dhe Fatmira , janë bërë prindër. Zemërthyer, tre vite pas vrasjes së të birit të tyre, për një karikues, çifti ka sjellë në jetë një vajzë.

Pavarësisht se të dy janë mbi 50 vjeç, mrekullia ka ndodhur me trupin e tyre, duke u kapur fort pas jetës, pas humbjes së djalit të tyre.

Lajmin e jep gazetari Bledi Mane, i cili shkruan në rrjetet sociale, se tashmë ‘Marvi nuk lëngon në varr nga plagët e thikës, por gëzon për motrën e vogël të bukur’.

Postimi i plotë i gazetarit:

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë? Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare.

Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.

Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes. Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

Marvi Mihali u godit me thikë verën e 2017-ës pranë stadiumit të Dinamo, në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u qëllua me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend.

Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruan të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit, duke ndryshuar edhe kualifikimin e veprës penale, nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje. Konkretisht, me 19 vite u dënua Dejvis Bitraj dhe nga 12 vite secili, Eugen Bitraj, Kridens e Marsel Alla.