TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria greke ka deklaruar se sistemi elektronik i lejeve të qëndrimit nuk është më funksional për shqiptarët dhe akoma nuk është mësuar sesi do të zgjidhet ky problem.
Shqiptarët teksa janë mbledhur ditën e sotme në këtë pikë, nuk kanë arritur të kryejnë asnjë lloj veprimi për lejet e tyre të qëndrimit.
Sigurisht që qytetarët janë stresuar nga kjo gjendje, pasi për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve në Greqi radha është e gjatë dhe ata si çdo herë tjetër, kanë pritur që në orët e para të mëngjesit për kryerjen e procedurave, por rezultoi krejt e kundërta.
Ndërkohë atyre nuk u është dhënë asnjë sqarim as është bërë njoftim, nëse problemi do të jetë vetëm për ditën e sotme apo edhe në vazhdim.
Një problem i tillë po përsëritet për të dytën herë, pasi rasti i parë ishte në fillim të 2019 ku shqiptarët pritën për disa ditë që sistemi elektronik të rregullohej.