AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 14:17

Kaluan ilegalisht kufirin, kapen 37 emigrantë nga Siria dhe Afganistani në Kapshticë

Kaluan ilegalisht kufirin, kapen 37 emigrantë nga Siria dhe Afganistani


Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar dhe kapur 37 emigrantë të paligjshëm.

Emigrantët ishin nga Siria dhe Afganistani. Ata janë kapur në kufirin e gjelbërt dhe nëpër fshatrat kufitare me Greqinë.

Policia pasi u ka marrë deklaratën i ka dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, ku do të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme.