AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 11:51

(FOTO) Damir Fazlic në konferencën e Ramës në Uashington


Damir Fazlic qëndron ulur përballë Edi Ramës në konferecën e këtij të fundit për shtyp në Uashington. Siç duket në foton qe sjell Lapsi.al, biznesmeni është ulur në panelin përballë kryeministrit.

Damir Fazlic është një biznesmen boshnjak i sulmuar vazhdimisht nga Rama dhe opozita e majtë gjatë qeverisë Berisha. Fazlicin e kanë cilësuar si mik dhe bashkëpunëtor të Sali Berishës, duke e akuzuar për marrje tenderash në mënyrë abuzive. Sipas Ramës ai shpërblehej me tendera për lobimin që kryente në Uashington pro Sali Berishës.