TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu ka përmbysur humbjen minimale në takimin e parë në Korçë, teksa mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 0-2, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Vetëm pak ditë pas asaj fitoreje në kampionat, korçarët tregojnë forcën edhe në Kupë, teksa siguruan kualifikimin falë dy golave të shënuar në harkun kohor të dy minutave, 59’ dhe 61’.
Në pjesën e dytë korçarët shtuan presionin dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 59’, kur Gavazaj shpërtheu në krahun e djathtë dhe shërbeu për Sowe në zonë, me sulmuesin nga Gambia që goditi bukur dhe dërgoi topin në rrjetë.
Goli tronditi vendasit që u shthurën dhe vetëm dy minuta më pas, Nimaga mori një top mbi vijën e 16 metrave, ku i pashqetësuar goditi në trekëndëshin e portës dhe shënoi golin e dytë, që njëkohësisht ishte edhe ai i kualifikimit.
Në minutat në vijim, Flamurtari humb orientimin në fushë dhe kërkon golin në mënyrë shumë të çrregullt, duke bërë që të humbë shumë topa të rrezikshëm ,që munda ta bënin edhe më të thellë rezultatin.
Me rezultatin 0-2 erdhi edhe vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor, ndërsa Skënderbeu siguron kualifikimin për në finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe që do ta diskutojë me skuadrën e Laçit, që më herët eliminoi Kukësin.