TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë publikuar pas grabitjes së një argjendarie në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Shitësja e dyqanit, e cila ndodhej e vetme në momentin e ngjarjes, ka treguar edhe mënyrën sesi dy grabitësit janë futur në argjendari.
Ajo rrëfen se dy të rinj të moshës 20-25 vjeçare u futën në argjendari, dhe në momentin e parë ka krijuar përshtypjen se ishin klientë, por më pas ata e kanë kërcënuar.
“Mendova se ishin blerës. Në dyqan hynë dy të rinj të moshës 20-25 vjeçare, ishin veshur normalisht të pamaskuar. Njëri erdhi me kërcënoi, më vuri elektroshokun në qafë dhe më tha na jep paratë dhe mallin. U tremba dhe i thashë ‘mos më vrisni se kam fëmijë’. Më pas nuk mbaj mend asgjë, pasi rashë në tokë pa ndjenja. Nuk munda t’i ndaloj, se isha e vetme”, rrëfen shitësja e argjendarisë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se kamerat e sigurisë në argjendari nuk ishin funksionale, dhe grabitësit kanë hyrë pa maska. Ata kanë marrë rreth 2 kilogramë flori në formë bizhuterish.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë gjetur në vendngjarje gjurmët e gishtave të dy grabitësve.
Uniformat blu kanë sekuestruar edhe pamjet filmike të dyqaneve në të tjera në bulevard.
Ndërkaq, janë shoqëruar në policinë e Durrësit disa persona me precedent penal të mëparshëm, për t’u marrë në pyetje nëse kanë informacion për autorët.
I njëjti dyqan është grabitur edhe pesë vite më parë, dhe në atë kohë, policia ka kapur autorët dhe ka gjetur mallin e grabitur.