SPORT, 9 Shtator 2021, 15:51

SKEDA/ Talenti shqiptar, Armando Broja zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në kualifikueset e Botërorit

Armando Broja është duke jetuar një ëndërr! Sulmuesi ishte sërish protagonist me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe dhuroi dy asiste në triumfin 5-0 ndaj San Marinos.

19-vjeçari u vlerësua me notën 9.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që ditën e sotme, është përfshirë në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit, për ndeshjet e raundit të gjashtë.

Broja rreshtohet përkrah emrave të mëdhenj si Depaj, Haland, Grizman, apo dhe Pjaniç.