SPORT, 9 Shtator 2021, 13:37

Dhunoi bashkëshorten, ish-mbrojtësi i Bayernit rrezikon të dënohet me pesë vite burg

Dhunoi bashkëshorten, ish-mbrojtësi i Bayernit rrezikon të

Jerome Boateng, i cili iu bashkua Lyoni këtë verë, doli në gjyq të enjten në mëngjes.

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë paraqitet në një gjykatë të Mynihut i akuzuar për sulm ndaj nënës së dy fëmijëve të tij dhe mund të dënohet me pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Jerome Boateng akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rrezikshme trupore, Sherin Senler.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg. Çifti filloi lidhjen në 2007 dhe u fejuan në 2014, por që atëherë janë ndarë.

Senler dhe Boateng kanë vajza binjake.