SPORT, 8 Shtator 2021, 21:25

Manaj tund rrjetën dhe sjell qetësinë te Shqipëria, Spanja ndëshkon Kosovën

Manaj tund rrjetën dhe sjell qetësinë te Shqipëria, Spanja

Shqipëria ka arritur të gjejë avantazhin pas shumë minutash përpjekje. Rey Manaj është autori i golit, me sulmuesin, që tregon rëndësinë e madhe në momente të vështira për kombëtaren.

Lushnjari ka arritur të lëvizë bukur në zonë dhe ka gjetur hapësirën, ku askush nuk e mbërrinte sferën, duke tundur rrjetën në minutën e 32-të.

Një moment shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë ky, që i jep tashmë liri lëvizje, duke qenë se San Marino tashmë nuk ka ç’humbet dhe duhet të dalë para e të lërë hapësira.

Ndërkohë, Kosova ka pësuar gol ndaj Spanjës. Djemtë e Luis Enrique kanë shënuar në të njëjtën minutë me Shqipërinë, me Pablo Fornals që dërgoi topin në destinacionin e duhur.