TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria ka arritur të gjejë edhe dy gola ndaj San Marinos dhe certifikon fitoren në këtë ndeshje, ende pa përfunduar beteja.
Autor i këtij goli ishte Qazim Laçi, i cili finalizoi me sukses dhe me klas një aksion mjaft të bukur për kuqezinjtë, teksa asistin e dha Armando Broja. Ky i fundit pak minuta më pas tundi edhe vetë rrjetën dhe çoi shifrat në 3-0.
Ky rezultat jep akoma më shumë qetësi Shqipërisë, që nuk i ka dhënë në asnjë moment shanse San Marinos për të reaguar. Gjithsesi, akoma më shumë gola do na bënin shumë punë në golavarazh.