AKTUALITET, 11 Prill 2019, 14:05

“Skandali i radhës”, një vogëlushe 5-vjeçare mbahet në komisariatin numër 4

“Skandali i radhës”, një vogëlushe 5-vjeçare


“Skandali i radhës”, kështu e quan ish-deputetja e PD Jorida Tabaku qëndrimin në ambientet e komisariatit numër 4 në qytetet të një vogëlusheje 5-vjeçare.

Sipas Tabakut ajo dhe familja e saj mbahen në komisariat që prej ditës kur protestuan në mbrojtje të banesave të tyre në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.

“Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta.

Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!”-shkruan Jorida Tabaku në Facebook.

Kujtojmë se më zonën e Bregut të Lumit u shembën 7 banesa, dhe pritet që të shemben dhe 31 banesa të tjera.