AKTUALITET, 11 Prill 2019, 13:15

I kërkojnë dorëheqjen, Lleshaj: Atë e di unë kur e jap

I kërkojnë dorëheqjen, Lleshaj: Atë e di unë kur e jap


Ditën e sotme në Kuvend deputeti i futur nga radhët e LSI-së Ralf Gjoni i ka kërkuar presidentit Meta që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar lidhur me grabitjen e afro 10 milionë eurove në Rinas.

Po ashtu Gjoni kërkoi interpelancë dhe me ministrin Sandër Lleshaj, ndërsa u artikulua dhe për dorëheqjen e tij.

“Meta të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të bëjmë interpelancë me ministrin e Brendshëm për çfarë po ndodh në Republikën e Rrumpallës”, u shpreh Gjoni.

Po kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga Lleshaj, i cili tha se reagimi i Gjonajt ishte emocional, dhe se nuk ka nevojë për histeri kolektive.

“Mu duk pak emocional reagimi juaj. Ajo ishte seria e 5-të e një seriali që ka nisur prej kohësh.

Futja ne këtë rrugën e imagjinatës se çfarë mund të kishte ndodhur nuk na çon gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo.

Është një ngjarje e rëndë ku ne kemi dorëzuar sovranitet në një koncesionar privat. Dhe mund të shikoni emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë, mund ta pranojmë që është cënuar siguria kombëtare por se pranoj që ka rënë siguria kombëtare.

Janë marrë masa nga qeveria. Na qenkan shqetësuar sot se pse kanë ndërhyrë forcat e armatosura kur thuhet se është cënuar siguria.

FA e ka ne mision sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe nëse konstatojmë që ka një rrezik ato kanë detyrë të ndërhyjnë.

Kemi dy rrugë, ta linim sigurinë siç ishte ose të ndërhyjmë, mos e harroni çfarë ndodhi në 11 shtator, nuk ka asgjë për tu alarmuar. Policia ka reaguar në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë, ata oficerë policie kanë rrezikuar jetën.

Ky grup kriminal është arratisur nga burg i një vendi të BE por kjo gjë nuk është shpallur turp kombëtar. Nuk kam luftuar asnjë ditë të jetës sime për ta mbajtur këtë post.

Ju falenderoj që me rekomandoni të jap dorëheqjen por ky është vendim personal dhe atë e di unë kur do jap dorëheqjen, mos ta kalojmë në një situatë histerie kolektive”, u shpreh Lleshaj.