TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës është mbledhur sot pas lajmit të ndërtimit të shkollës në ambientet e shkollës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në mbledhje janë diskutuar masat kundër ndërtimit të shkollës.
Nga mbledhja dekani i fakultetit Ekonomik Maksim Meço është shprehur se ndihet i prerë në besë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë ai ka paralajmëruar vazhdim të protestës nga ana e pedagogëve dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.
“Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimmarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve.
Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën. Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.”- mësohet të jetë shprehur dekani Meço.