TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jemi në vitin 2019-të, por qytetarët e Tiranës duhet të durojnë shpërthimin e pusetave të ujërave të zeza.
Video që po shihni është bërë në zonën e Kinostudios në Tiranë. Shumë pranë qendrës së Tiranës, qytetarët duhet të ecin mes ujërave të zeza, që kanë shpërthyer nga kjo pusetë.
Mjaftojnë vetëm pak reshje shiu që situata në Tiranë të bëhet alarmante për sa i përket ujërave të zeza. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë, rrallë kujtohen për ti mbyllur.
Duket se ndërtimet pa fund në Tiranë po shkaktojnë këtë situatë kaotike.
Pikërisht kur pusetat shpërthejnë vetëm me pak reshje shiu, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, vijon të japë leje për kulla në çdo zonë të Tiranës.