AKTUALITET, 11 Prill 2019, 12:03

Arrestohet në Londër bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange

Arrestohet në Londër bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange


Është arrestuar ditën e sotme bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange u strehua në ambasadë shtatë vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi për shkak se akuzohet për abuzim seksual, akuzë e cila është rrëzuar.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha se e tërhoqi azilin e Assange pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.

Assange do të qëndrojë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër deri sa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.