TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sizmologu Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët, pas tërmetit të fundit të regjistruar pak më parë, që ishte me magnitudë 5 të shkallës rihter.
Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu tha se qytetarët e Tiranës nuk duhet të shqetësohen, pasi një lëkundje e tillë nuk shemb banesat.
“Lëkundja e fundit ishte një pasgoditje. Janë regjistruar deri më tani rreth 830 pasgoditje, është një numër i madh për faktin se ishte një tërmet i fortë me magnitudë 6.3. Ky lloj tërmeti do të ketë edhe disa pasgoditje të dallueshme, si ajo e djeshmja dhe kjo e sotmja me magnitudë 5 të shkallës Rihter.
Këto janë pasgoditje normale, sepse tërmeti ishte shumë i fortë. Aq më tepër, paniku në Tiranë nuk ka asnjë arsye, sepse goditja nga atje deri këtu, nuk shkakton dëmtime në banesat që nuk kanë dëmtime, vjen shumë herë më i vogël efekti.
Ato që janë prekur, kryesisht janë evakuuar. Ky nivel magnitude nuk sjell shembje ndërtese. Pasgoditjet zgjasin pak sekonda.
Këto nuk kanë asnjë lloj efekti, vjen shumë herë më i vogël efekti. Pasgoditjet do të vazhdojnë, por nuk mund të përcaktojmë nivelin e tyre.
Pasgoditjet vazhdojnë me javë e muaj. Në Tiranë nuk ka asnjë lloj arsyeje që njerëzit të dalin nga shtëpitë”, tha Ormeni.