TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari, Gjergj Erebara, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se ndihma më e madhe që mund t'ju jepet familjeve në nevoje dhe të prekura nga tërmeti, është t'i kërkosh llogari qeverisë se si shpenzon taksat dhe paratë publike.
"Ndihma më e madhe që mund t’i japësh familjeve në nevojë, ato të goditura nga tërmeti dhe ato të tjerat, të cilat kanë tërmet gjithë kohës, është t’i kërkosh llogari qeverisë se si i përdor taksat tona, ta mbash përgjegjëse kur haptazi i vjedh dhe ta detyrosh të bëjë politikat që ti pëlqen, p.sh., të riparojë herë pas here shtëpitë e më të varfërve të më të varfërve, ose të japë ndihmë ekonomike për ta, ose të ofrojë shërbim shëndetësor të paguar me taksat tona pa pasur nevojë për spitale private për të varfër.
Sa për orientim, nja dy shifra:
A janë ndihmat e grumbulluara deri tani, 1-5 milionë euro?!
Bukur! Tani mëso këtë tjetrën: çdo ditë përgjatë të gjithë këtij viti ne kemi paguar 11 milionë euro taksa e tatime. Në total afro 4 miliardë euro. (P.s. në këtë shifër nuk përfshihen taksat koncesionare të tilla si taksa e rrugës së kombit, taksa e kolaudimit, taksa e aeroportit të rinasit, taksa e sigurimeve të makinave, taksa e komisioneve bankare etj. etj. etj. Lista është e gjatë)", shkruan Erebara.
Tragjedia që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, ka nxjerrë në pah mungesat e jashtëkonshme që ka shteti shqiptar dhe paaftësinë për të përballuar situata të tilla emergjence.
/TPZ.al/