AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 12:51

VIDEO/ Ankth dhe panik në Durrës, qytetarët e alarmuar përfundojnë në urgjencë

VIDEO/ Ankth dhe panik në Durrës, qytetarët e alarmuar


Tërmeti i pak minutave më parë ka shkaktuar panik tek qytetarët. Lëkundjet e forta sizmike janë shoqëruar dhe me dëme materiale, ndërsa spitali i Durrësit ka pësuar plasaritje në mure.

“News 24” raporton se qytetarë të shumtë kanë vërshuar nga paniku drejt spitalit rajonal të Durrësit.

Bluzat e bardha janë në gatishmëri të plotë dhe po japin ndihmë në kohë rekord për banorët që i drejtohen spitalit.