AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 12:11

Video/ “Shumë pallate të dëmtuara në Durrës”, banorët e revoltuar: S’duam çadra, duam shtëpi!

Video/ “Shumë pallate të dëmtuara në


Policia ka vendosur një perimetër sigurie në disa pallate në qytetin e Durrësit.

Këto ndërtesa raportohet se kanë pësuar dëmtime në fasadë dhe në strukturën e tyre duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj ka parë nga afër këto pallate, të cilat sipas saj kanë pësuar dëmtime të mëdha.

“Është një numër shumë i madh pallatesh të dëmtuara. Është një numër i madh pallatesh të ndërtuara para dhe pas viteve 90. Kanë dëmtime në strukturat e tyre. Dëmtime janë shumë të rëndë”-theksoi gazetarja.

Nga ana tjetër banorët e lagjes nr.18 u shprehën të revoltuar duke thënë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej strukturave shtetërore. Ata u shprehën të revoltuar se nuk duan çadra, por shtëpi.

“Ne nuk duam çadër. Ne duam shtëpi. Nuk kemi marrë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj ndihme nuk na ka ardhur”-tha një prej banorëve.

“Po rrimë në rrugë, kemi qëndruar përjashta dhe kemi fjetur nëpër makina”- shtoi një tjetër.