AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 12:44

PA FJALË/ “Të dua me një dashuri të përjetshme”, muri që qëndron kokëfortë përballë tërmetit, fjalët e shenjta nuk tunden

Një faqe muri është treguar kokëfortë dhe u ka rezistuar edhe lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet se si muri ku është gdhendur një shprehje nga libri i shenjtë i Biblës, nuk është prekur nga tërmeti ndërsa vendi rreth e rrotull është shembur.

Po, unë të dua me një dashuri të përhershme,”- shkruhet në mur dhe është shprehje e marrë nga Bibla nga Jeremia 31:3, fjala e plotë e të cilës është: Jeremia 31:3 Zoti na u shfaq në të kaluarën, duke thënë: Po, unë të dua me një dashuri të përhershme, Prandaj ju kam tërhequr në një mirësi të paçmueshme!

Mesa duket ka edhe gjëra që tërmeti nuk i shemb.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.

Pas dy netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.

Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.