TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër tërmet i konsiderueshëm është ndjerë në orën 11:52 në Tiranë dhe Durrës.
Tërmeti ka qenë i magnitudës 5.1 rihter, me epiqendër në detin Adriatik.
Qytetarët kanë lënë banesat dhe sidomos në qytetin e Durrësit paniku është në nivele shumë të larta. Gjithashtu raportohet se ka banesa të shumta me dëmtime strukturore, të cilat janë duke u analizuar nga autoritetet.
Sizmiologët bëjnë thirrje që qytetarët të mos futen në banesa që kanë marrë dëmtime në strukturë, pasi është mjaft e rrezikshme.
