TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zhoao Feliks shihet si “Kristiano i ri” i Portugalisë dhe këtë krahasim, e ka arritur falë talentit që po tregon dhe golave të shumtë që shënoi me Benfikën sezonin e shkuar.
Me shumë bujë u transferua te Atletiko Madrid dhe spektakli me topin janë gjëja që Feliks di të bëjë më mirë.
Idhulli i tij është Ronaldo dhe vetë Feliks e ka pranuar hapur se ka dëshirë të madhe që të luajë në një skuadër me të, teksa shton se ndihet krenar që ndan dhomat e zhveshjes në grumbullimin me Portugalinë. Ai e ka konsideruar një idhull dhe shembull për t’u ndjekur.
“Ronaldo është një njeri i mirë dhe profesionist i pabesueshëm. Për mua është një mit dhe e kam idhull për atë çka ai po bën në futbollin botëror dhe më duket e pabesueshme që ndaj dhomën e zhveshjes me të.
Në Ligën e Kampionëve nuk ka favoritë sepse janë të gjitha skuadra të mira por do të shohim. Një transferim në Itali?
Të ardhmes nuk i dihet kurrë, por unë do të doja të luaja në një skuadër me Ronaldon”, u shpreh Feliks.