TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për vdekjen e motrës së tij, Rezarta Hajdarit ka folur së fundmi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku. Ai është shprehur se do të kërkojë drejtësi deri në fund për motrën e tij dhe thekson se dyshon se ngjarja mund të jetë vrasje.
“Ne arsyen do ta gjejmë në polici. Fola mbrëmë me Olsin në telefon edhe e pyeta si qe ngjarja. Tha hëngrëm darkë, shkuam për të fjetur edhe mora një mangall me prush. E vendosa në dhomë tha, edhe shkojmë e flemë thotë.
Kaq mbaj mend thotë. Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund, nuk do t’i lëmë rehat, do t’ia marr dhe unë jetën siç iku motra ime nën dhe, ashtu do të iki dhe ai nën dhe. Dyshojmë që mund të jetë vrasje. Motra ime nuk ishte e sëmurë. Ishte e mirë e shkathët dhe nuk e vriste veten,” është shprehur ai.
Më tej ai u shpreh para mediave se nuk do gjejë qetësi Olsi, kunati dhe familja e tij derisa të zbardhet e vërteta.
"Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund. Nuk kemi qenë tek shtëpia. Çfarë pati motra, Kush ja morri jetën motrës time.
Nuk do i lemë rehat, do ja marrim jetën, ashtu siç iku motra ime në dhe, ashtu do iki edhe ai në dhe. Skam për t’i lënë rehat fare për këtë gjë. Dyshojmë se motra nuk ishte e sëmurë. Goc shumë mirë e shkathët,” u shpreh ai.
Olsi dhe Rezarta Hajdari u helmuan në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit.
19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit.